Kampingu ndodhet në një ullishte tipike të zonave jugore të Shqipërisë,(në njësipërfaqe prej 4000 m2) në qendër të Jal-it dhe shumë afër plazhit,(~200 m. larg).
Fjetja është në tenda.( tendat janë teke, dyshe, treshe & katërshe). Tendat janë të pajisura me shtroja, por gjithashtu mund të gjeni edhe dyshek fjetje,(sleeping-bag) në përdorim.
Kampi është i pajisur me tualete higjenike dhe dushe.
Kapacitet në kamp është deri në 100 persona.
Kampi i Jal-it pret mesatarisht 70-80 të rinj dhe të reja çdo ditë. (gjatë fundjavave mund të arrijë deri në 100-120 persona)
Në ambjentet e kampit ndodhet një Bar-Lokal dhe një guzhinë verore, e cila ofron lehtësira për të gjithë ata që duan të gatuajnë vetë, ( frigoriferë, soba, pasije guzhine,etj.)
Në kamping do të gjeni edhe një Kinema Verore, lojra të ndryshme për kamping, fusha ping-pongu, fushë volejbolli, mjete sportive,etj.etj.
Brenda cmimit të akomodimit, prej 900 lekesh te reja për person, është i përfshirë mëngjesi dhe darka, të organizuara me kontributin vullnetar të pjesëmarrësve.

Loading more stuff…

Hmm…it looks like things are taking a while to load. Try again?

Loading videos…