Tavolina, vazo me lule, artopalante apo mouse kartoni, kapertona të vjetër biçikletash të kthyera në rripa pantallonash apo tavolina dhe karrige me disqet e biçikletave ishin e reja e Ecovolis @ Klik Ekspo Fair. Për 5 ditët e panairit skuadra Ecovolis organizoi një ekspozitë me sende të ricikluara sa artistike dhe funksionale për të ndërgjegjësuar qytetarët e Tiranës në nevojën e zvogëlimit të mbeturinave.
Ka ardhur koha për të ripërdorur shumë prej materialeve apo mbetjeve që mblidhen çdo ditë në shtëpitë apo zyrat tona – thotë Ened Mato drejtues i Ecovolis. Ripërdorimi I materialeve ka një rëndësi të madhe në zvogëlimin e mbetjeve, ka përfitime të mëdha ekonomike dhe padiskutim është mënyra dhe kontributi I gjithsecilit për shtëpinë tonë të madhe, tokën.
Ekspozita përfshinte sende të krijuara nga amballazhet prej kartoni, letër, pjesë të biçikletave të thyera/prishura të ecovolis, nga kapertona, xhama dhe të tjera. Ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen e vizitorëve ishte një karrike e bërë vetëm nga disqet e biçikletës. Më shumë se një karrike komode për tu ulur dhe për të pushuar, ishte një vepër arti që kushdo do e ekspozonte me kënaqësi jo vetëm për pamjen e saj fine, por dhe për mesazhin që mbart në vetvete.

Loading more stuff…

Hmm…it looks like things are taking a while to load. Try again?

Loading videos…