SEMAFOR - Klodian Deda
Kuruar nga Andi Tepelena
11 - 24 Shkurt 2013.
Vepra ‘Semafor’e Klodian Dedes sugjeron një hapësirë tre dimensionale midis dy semaforëve që e vënë publikun në kushte perceptuese dhe e ben të zhvillojë emocione në një hapësirë ku mbretëron realiteti sensorial.
Kemi të bëjmë me një ekspozitë “jo-të korrnizuar”, që del jashtë normave konvencionale të cilat marin në konsiderate artin pamor të lidhur ngushtësisht me volumin që zë në hapësirë, duke krijuar kështu një hapësirë mentale ku mendimi i mirëfilltë përzihet me perceptimin e trupit në një moment preçiz hapësinor/kohor.
Përdorimi i hapësirës tre dimensionale në të cilën përdoret një formë arti jo material krijon premisat për një kategori estetike specifike e prirur me shumë drejt epistemologjisë se sa ontologjisë nëpërmjet trasgredimit të formave shprehëse formale, duke zhvilluar kështu përjetim shqisor, vizione, fantazi, dhe gjendje tensioni në hapësirën midis semaforëve striktë, të cilat provokojnë si konseguencë një realitet kontradiktor abstrakt e që e vendos publikun në kushtet e dilemave apo pikëpyetjeve të cilat paraqesin një analogji midis iluzionit dhe qëllimit. Cfarë mendimi objektiv sugjeron një hapësirë midis dy objekteve specifikë të përfaqsuar simbolikisht nga dy semaforë kushtëzues? Pergjigjet vijnë nga subkoshienca dhe sfera kulturore.
Projekti “Semafor” është pjesë e një kërkimi artistik dhe eskperimentimi estetik që nxisin refleksione mbi fenomene të rrafshit social kulturor politik.
Në vetete ky projekt përbën një qasje domethënëse që mbart modelin e vetëdijes për çështje të identitetit: nga vijmë, kush jemi, ku po shkojmë, duke shprehur këndvështrimin e tij për individin në raport me kohën që jetojmë.
Andi Tepelena
Get started for free
24/7 customer support
Our customer support team is available to help 24/7. Enterprise members also receive dedicated account managers and a guaranteed uptime SLA.
© 2026 Vimeo.com, Inc. All rights reserved.
TermsPrivacyYour Privacy ChoicesU.S State PrivacyCopyrightCookies