SHKA "Gruda" organizoi sot më 13.12.2009 sesionin e pestë shkencor.Tema e këtij sesioni qe "Jeta dhe veprimtaria e Gjergj Dakut Gjokaj".Ketë sesion shkencor e drejtuan Z. Vitore Lulgjuraj (Kryetare e seksionit shkencor të shoqates sonë) dhe Z. Pjetër Ivezaj,antar i kryesisë së seksionit shkencor.Aktivitetin e udheheqë Adriana Vulaj.Në pjesën e parë të këtij aktiviteti përshendetin mr. Rrok Gjolaj (kryetar i SHKA Gruda) i cili përshëndeti te pranishmit,theksoi rëndësin e ketij seksioni shkencor.Ai ftoi të pranishmit që me një minutë heshtje ti japin nderime plakut të maleve tona,bajraktarit të Kojës Gjokë Prëtashit që sot u vorros me nderime të mëdha më venlindjen e tij.Këtë tubim shkencor e përshëndetën prof. dok. Pandelin Çinaj,bashkëpuntor i Gjergjit në rafshin mbarëkombëtër,pastaj Z. Met Gjoni nga Ulqini,Lulash Palushaj,Smajl-Maliq Çunmulaj dhe Gjokë Gjokaj në emër të familjarëve.Pastaj vazhdoj pjesa e dytë me paraqitjen e kumtesave të zotërinjve:
1) Dr. Palokë Berishaj,për veprimtarinë arsimore te Gjergj Gjokaj
2)Mark Dushaj,për kontribut që dha Gjergji për besëlidhjen
3)Ferhat Dinosha,për veprimtarin politike te Gjergjit në kohen pluralizmit
4)Fran Camaj,për veprimtarinë publicistike të Gjergjit
5)Mr. Anton Gojçaj,për poezinë e Gjergjit pastaj Z. Pjetër Ivezaj bëri konkluzionet për punimete ketij sesioni shkencor,duke e cilësuar shumë të sukseshëm.Gjatë sesionit shkencor vëlla dhe motër Nicaj interpretuan me mjeshtri pjesë të zgjedhur me violinë.Në fund për të gjithë u shtrua një koktej.
Këtë sesion shkencor e sponzoruan:
1)Ministria e pakicave,me 1000e
2)Drejtori i Qik "Malesia" që ofrojë falas lokalet për mbajtjen e këtij aktiviteti.

Loading more stuff…

Hmm…it looks like things are taking a while to load. Try again?

Loading videos…