Ecovolis I-Ad, reklama ekologjike, inovative, me kosto të ulët! & punësimi i 10 të rinjve në punën ekologjike!

I-Ad, Reklama ekologjike dhe punësimi në mjedis!
Ecovolis I-Ad eshte një inisiativë e re për të reklamuar në mënyrë ekologjike, inovative dhe me kosto të ulët. Ndryshe nga reklamat lëvizëse të vendosura në makina të mëdha, autobusa apo taksi të cilat kanë një kosto shumë herë më të madhe karburanti dhe ndotje. Ecovolis I-Ad është unike, efikase në trafik dhe në zona këmbësorësh, ekologjike, e aftë për tu afruar me audienca të veçanta, për të çuar mesazhin e saj pa zhurmë dhe pa ndotur.

Sipas kërkimeve më të fundit të kryera nga Shoqata Amerikane ''Outdoor Advertising'', reklamat lëvizëse janë më efikase se radio, televizioni dhe gazeta, përsa i përket kostove dhe aftësisë për të kapur audienca të veçanta.

Një pikë e fortë e biçikletave reklamuese është fakti se ato janë të ndihmuara nga të rinjtë dhe të rejat që i pedalojnë, duke i dhënë veçantinë e reklamës "human poëered", pa lënë asnjë gjurmë ndotje në mjedis. Ndonëse janë biçikleta të përshtatura për peshë, këto biçikleta janë njëkohësisht të manovrueshme, të sigurta, të lehta dhe sigurojnë një prezencë dhe shikueshmëri mjaft tërheqëse si ditën edhe natën nëpërmjet ndriçimit ekonomik me bateri dhe llampa LED. Karakteristikë ndryshe e biçikletave reklamuese është dhe mundësia për të ngarkuar produkte, materiale promovuese dhe sfond të reklamës audio.

Nëpërmjet kësaj risie ne besojmë se do të arrijmë të ofrojmë një alternativë ekologjike, mjaft inovative dhe me kosto të ulët për të reklamuar jo vetëm biznese dhe produkte, por për të promovuar projekte dhe programe të shumta mjedisore dhe sociale që kanë buxhete të vogla dhe nevojën më të madhe për tu njohur nga publiku. Kjo nisëm synon gjithashtu punësimin e 10 të rinjve dhe të rejave të cilët do të pedalojnë bicikletat reklamuese nëpër rrugët e qytetit, duke siguruar një punë ekologjike.

Veçanti e këtyre biçikletave jeshile është dhe fakti se ndryshe nga Promobikes e shtrenjta që prodhohen dhe përdoren së shumti në vëndet e tjera, duke filluar nga 3000 Euro e sipër, bicikletat Ecovolis I-AD, janë prodhuar dhe montuar në Shqipëri, me pjesët e biçikletave të vjetra Ecovolis, duke punësuar të rinj që kanë pasionin për të bërë gjëra ndryshe. Pse jo në një të ardhme mund ti tregtojmë edhe në rajon? Servisi Ecovolis konfirmon dhe njëherë kreativitetin dhe pasionin e krijimtarisë së 2 rrotave.

Loading more stuff…

Hmm…it looks like things are taking a while to load. Try again?

Loading videos…