1. Çfarë metodash përdori ky i dyshuar për ta vënë në lajthitje tërë sistemin identifikues të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe gjykatat?

    Si arriti ky person që, me një dosje penale dhe duke u bërë banor i një komune tjetër, të marrë certifikatë nga gjykata komunale,certifikatë kjo me të cilën ai dëshmonte se e kaluara e tij kriminale ishte e pastër?

    Me cfarë emri paraqitet ai në gjykatore e me çfarë emri paraqitet në vende të tjera? Pse gjyqtari i cili është duke e gjykuar rastin e këtij personi nuk ishte në dijeni që i akuzuari ka një mbiemër tjetër?
    Pse gjykatat e Kosovës nuk kanë të dhëna për personat të cilët janë duke u gjykuar?
    Si ka dështuar në tërësi menaxhimi i të dhënave në gjyqësorin kosovar?.
    Çka po ndodh si pasojë e dështimit të këtij sistemi?
    Cilat janë rastet kur gjykata i fton në gjykatë fqinjët e të pandehurit?
    Pse gjyqësori kosovar nuk ka të dhëna të sakta për ata të cilët janë duke u gjykuar.

    Për të dhënë përgjigje në këto tema gazetari i Drejtësia në Kosovë ka intervistuar;

    Valbona Dërvobelin, administratore në Gjykatën Komunale në Kamenicë,
    Musa Ahmetajn, referent në Gjykatën Komunale në Kamenicë,
    Enver Ajvazin, drejtor i Administratës së Kuvendit Komunal në Kamenicë,
    Selami Rexhepin, ish udhëheqës i Gjendjes Civile në Kamenicë,
    Fatmir Rexhepin, zyrtar i IT-së në Sekretariatin e KGJK-së,
    Enver Aliun, qyetar i Vushtrrisë,
    Ramadan Thaçin, Ministria e Punëve të Brendshme.

    # vimeo.com/51850589 Uploaded 439 Plays 0 Comments
  2. Sa komisionerë janë akuzuar deri më tani për vjedhje të votave? Nga cilat parti ishin pjesa më e madhe e komisionerëve?
    Përse një pjesë e të akuzuarve po shpallen të pafajshëm?

    Cilat gjykata po dënojnë me të madhe keqpërdorimet e cilat po i amnistojnë kryesit duke u dhënë dënime të buta?

    Emisioni poashtu trajton dështimin e prokurorisë së shtetit për të zbuluar se kush ishin personat të cilët udhëhoqën keqpërdorimin masiv të zgjedhjeve.

    Përse prokurorët dështuan në gjetjen e urdhërdhënësve? Çfarë mangësish u hasen në punën e prokurorëve gjatë hetimit të këtyre rasteve?
    Si mendonin prokurorët të gjenin urdhërdhënësit pa i marrë në pyetje ata të cilët keqpërdorën votat?

    "Drejtësia në Kosovë", trajton edhe mungesën e llogaridhënies në radhët e atyre që ishin përgjegjës për mbarëvajtjen e zgjedhjeve.

    Pse askush nga KQZ-ja nuk u thirr ne përgjegjësi për defektet në ditën e votimit? A do të lejohen komisionerët e njëjtë të mbikëqyrin edhe në të ardhmen procesin?

    Gjatë emisionit shikuesit do të kenë mundësinë të shikojnë edhe intervistat me dy persona të cilët janë gjykuar për keqpërdorime në zgjedhje?

    Çfarë thonë ata, pse i keqpërdorën votat? Kush i urdhëroi dhe a janë penduar për keqpërdorimet që i kanë kryer?

    Gjatë emisionit, do të ndiqni biseda me familjarët e atyre që edhe pse të vdekur, figuruan se kanë votuar në zgjedhjet e 2010-tës.

    Për ta hulumtuar këtë temë gazetari Kreshnik Gashi ka intervistuar:

    Valdete Daka, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ)
    Shukri Sylejmani, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP)
    Ilaz Beqiri, Prokuror- Prishtinë
    Shukri Jashari, PPK Ferizaj
    Agim Maliqi, Gjykata Komunale- Ferizaj
    Laura Pula, Prokuroria e Shtetit
    Betim Musliu, IKD
    Tomë Gashi, Avokat
    Haki Kryeziu, Gjyqtar- Malishevë
    Mimoza Bucaliu, Komisionere e akuzuar
    Bekim Krasniqi, i dënuar
    Skender Bashota, i dënuar
    Lubinka Bogdanoviç

    # vimeo.com/52316817 Uploaded 1,024 Plays 0 Comments
  3. # vimeo.com/52325907 Uploaded 6,701 Plays 0 Comments

Drejtesia ne Kosove

Jeta ne Kosove

Drejtesia ne Kosove Emision

Browse This Channel

Shout Box

Heads up: the shoutbox will be retiring soon. It’s tired of working, and can’t wait to relax. You can still send a message to the channel owner, though!

Channels are a simple, beautiful way to showcase and watch videos. Browse more Channels.