1. SHKA "Gruda" organizoi sot më 13.12.2009 sesionin e pestë shkencor.Tema e këtij sesioni qe "Jeta dhe veprimtaria e Gjergj Dakut Gjokaj".Ketë sesion shkencor e drejtuan Z. Vitore Lulgjuraj (Kryetare e seksionit shkencor të shoqates sonë) dhe Z. Pjetër Ivezaj,antar i kryesisë së seksionit shkencor.Aktivitetin e udheheqë Adriana Vulaj.Në pjesën e parë të këtij aktiviteti përshendetin mr. Rrok Gjolaj (kryetar i SHKA Gruda) i cili përshëndeti te pranishmit,theksoi rëndësin e ketij seksioni shkencor.Ai ftoi të pranishmit që me një minutë heshtje ti japin nderime plakut të maleve tona,bajraktarit të Kojës Gjokë Prëtashit që sot u vorros me nderime të mëdha më venlindjen e tij.Këtë tubim shkencor e përshëndetën prof. dok. Pandelin Çinaj,bashkëpuntor i Gjergjit në rafshin mbarëkombëtër,pastaj Z. Met Gjoni nga Ulqini,Lulash Palushaj,Smajl-Maliq Çunmulaj dhe Gjokë Gjokaj në emër të familjarëve.Pastaj vazhdoj pjesa e dytë me paraqitjen e kumtesave të zotërinjve:
    1) Dr. Palokë Berishaj,për veprimtarinë arsimore te Gjergj Gjokaj
    2)Mark Dushaj,për kontribut që dha Gjergji për besëlidhjen
    3)Ferhat Dinosha,për veprimtarin politike te Gjergjit në kohen pluralizmit
    4)Fran Camaj,për veprimtarinë publicistike të Gjergjit
    5)Mr. Anton Gojçaj,për poezinë e Gjergjit pastaj Z. Pjetër Ivezaj bëri konkluzionet për punimete ketij sesioni shkencor,duke e cilësuar shumë të sukseshëm.Gjatë sesionit shkencor vëlla dhe motër Nicaj interpretuan me mjeshtri pjesë të zgjedhur me violinë.Në fund për të gjithë u shtrua një koktej.
    Këtë sesion shkencor e sponzoruan:
    1)Ministria e pakicave,me 1000e
    2)Drejtori i Qik "Malesia" që ofrojë falas lokalet për mbajtjen e këtij aktiviteti.

    # vimeo.com/9573066 Uploaded 162 Plays 0 Comments
  2. # vimeo.com/7934839 Uploaded 460 Plays 0 Comments
  3. U shënua njëvjetori i vdekjes së Fran Kalajt

    Gjatë muajit korrik,në lokalet KU të Tuzit,në organizim të SHKA "Gruda" u shënua njëvjetori i vdekjës së sekretarit të kësaj shoqate kulturo-artistike,Fran Kalaj.
    Me këtë rast u përgadit filmi dokumentar me emrin "Veprat nuk vdesin", i cili flet për jetën dhe veprën e tij.
    Dokumentari është prodhimi i SHKA "Gruda", në regji të Rrok Gjolaj dhe Gjokë Dukaj,Teksti është hartuar nga Gjokë Dukaj,ndërsa kamera Omer (Mano) Kajoshaj.
    Për jetën dhe veprën e Fran Kalajt në këtë ceremoni përkujtimore folën kryetari i SHKA "Gruda",Rok Gjolaj,kryetari i KU të Tuzit,Nikollë Camaj,dhe në emër të familjes Nikollë Kalaj.
    /koha pres

    # vimeo.com/6626733 Uploaded 317 Plays 0 Comments
  4. SHOQATA KULTURORE-ARTISTIKE "GRUDA" SHËNOI 5-VJETORIN E THEMELIMIT

    Shoqata Kulturore-Aritistike "Gruda" shënoi të shtunën në restorantin "Belveder" në Rranxë të Qafës 5-vjetorin e veprimtarisë së vet kulturore. Në këtë përvjetor ishin të pranishëm edhe kretët e KU të Tuzit, Smajl-Maliq Çunmulaj dhe Nikollë Camaj, por edhe përfaqësues të SHKA-ve nga Malësia etj. Me këtë rast fjalën përshëndetëse e mbajti kryetari i kësaj Shoqate, Rrok Gjolaj, i cili duke i përshëndetur mysafirët u shpreh:
    "Nga themelimi e deri më sot, veprimtaria kulturore-artistike e SHKA "Gruda" është mjaft e bujshme dhe ka dhënë një kontribut të çmuar në fushën e folklorit me këngë dhe valle popullore nga treva jonë, por edhe nga trevat e tjera gjithëshqiptare".
    Shoqata "Gruda" është pjesëmarrëse e shumë aktiviteteve dhe manifestimeve të tjera kulturore që janë organizuar në Malësi, por edhe jashta saj.
    "Jemi pjesëmarrës të Festivalit Mbarëkombëtar të Folklorit në Vitojë, por edhe gjetiu. Jemi organizatorë të shënimeve dhe përvjetorëve të rëndësishëm të historisë sonë kombëtare. Shoqëria jonë është edhe mjaft krenare, pasi që ajo themeloi edhe aktivitetin e vet tashmë tradicional, Vera në Cem dhe Logu i Pashkëve", tregoi kryetari Gjolaj.
    Sipas tij, SHKA "Gruda" është edhe e vetmja që në kuadrin e vet po ruan seksionin për karnavale, ku deri më tani ajo ka marrë pjesë 4 herë.
    Vlen të përmendet se në kuadër të kësaj shoqate ekziston edhe seksioni shkencor, ku deri më tani "Gruda" ka organizar 3 sesione shkencore kushtuar Gjergj Kastriotit-Skendërbeut, Frano Bardhit dhe Tringë Smajles.
    Në fund Gjolaj falënderoi donatorët e ndryshëm nga vendi dhe diaspora për kontributin e dhënë në realizimin e projketeve të ndryshme të kësaj shoqërie, por njëheri shprehi edhe bindje se SHKA "Gruda" edhe në të ardhmen do të vazhdojë me aktivitetet e veta, duke ruajtur kështu me fanatizëm trashëgiminë kulturore të kësaj treve.
    Ndërkaq, nënkryetari i kësaj shoqate, Kolë Vulaj, ndau edhe fletëlavdërime për kontributin e dhënë në këtë shoqëri. Për të pranishmit në fund u shfaq edhe një dokumentar nga aktivitetet e ndryshme të kësaj shoqërie.
    Për të ftuarit ishte përgatitur edhe një darkë solemne, kurse muzika dhe kënga zgjati deri në orët e vona.
    /kohapress/

    # vimeo.com/6525623 Uploaded 255 Plays 0 Comments

Shka-Gruda

shka-gruda

Browse This Channel

Shout Box

Heads up: the shoutbox will be retiring soon. It’s tired of working, and can’t wait to relax. You can still send a message to the channel owner, though!

Channels are a simple, beautiful way to showcase and watch videos. Browse more Channels.